Rreziku për luftë, MPJ apel qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen sa më parë nga Ukraina dhe të mos udhëtojnë drejt Kievit.

Ky apel vjen në një kohë që SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia do ta pushtojë shumë shpejt atë, ndërsa ka reduktuar stafin e ambasadës në Kiev. Kjo lëvizje është pasuar edhe nga Rusia dhe Gjermania, Italia dhe vende të tjera, të cilat u kanë bërë thirrje stafeve diplomatike dhe qytetarëve të largohen nga Ukraina.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas. Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës. Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme shqiptare, duke kujtuar numrat e telefonit të vënë në dispozicion për qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pritje të telefonatës Biden-Putin mbrëmjen e sotme, situata në Ukrainë është e tensionuar, me deklarata dhe kundërdeklarata mes palëve për rrezikun e një lufte të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?