Rrëzimi i Germanwings! A ishte vrasje e qëllimshme?

Prokuroria e Francës ka nisur hetimet për vrasje të qëllimshme pas rrëzimit të një avioni të Germanwings me 150 persona në bord.

Avioni u rrëzua në Alpet Franceze.

Të gjithë personat në bord humbën jetën.

Fluturimi 4U9525 vetëm 24 orë më parë ishte ulur në pistë pasi kishte pasur probleme teknike.

Megjithatë kompania ka një rekord pozitiv të sigurisë.

Kutitë e zeza janë gjetur, por janë të dëmtuara.

Autoritetet thonë se mund të përdoren për të zbardhur misterin e kësaj ngjarje.

Ato janë shumë të rëndësishme për shkak se ekspertët kanë mbetur të habitur se përse ekuipazhi nuk lëshoi një sinjal alarmi, ndërkohë që avioni po binte.

Edhe pse gjithçka zgjati tetë minuta, nuk pati një sinjal.

Një ditë pas incidentit, disa pilotë e Germanwings dhe kompanisë- nënë, Lufthansa, kanë refuzuar që të punojnë.

Mes viktimave janë edhe disa fëmijë shkolle dhe dy yje të operas.

Kërkimet vazhdojnë, por terreni ku ka rënë avioni është shumë i vështirë.

I gjithë operacioni mund të zgjasë disa ditë ose edhe javë.

Avioni po fluturonte nga Barcelona drejt Dyseldorfit.

67 viktima janë gjermanë, mes tyre edhe 16 fëmijë, që ishin një udhëtim shkëmbimi shkollor.

Më shumë se 40 pasagjerë janë spanjollë.

Moti ishte i mirë, kur avioni Airbus A320 u rrëzua.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka dyshime për akte terroriste.

SHKARKO APP