Rrëzimi i helikopterit, mbërrijnë në Gjermani kartat e kamerës së sigurisë

Kanë mbërritur në Gjermani kartat e kamerës së sigurisë së helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

Kqyrja e kartave të helikopterit do të kryehen nga kompania “BFU”. Ndërkohë hetimet  për ngjarjen vijojnë,  ku krahas Prokurorisë së Shkodrës është angazhuar edhe Prokuroria e Tiranës.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të kryeqytetit  kanë sekuestruar  të gjithë materialet dhe dokumentacionin në lidhje me helikopterin e rrëzuar në liqenin e Shkodrës.

Helikopteri i FA u rrëzua mesditën e 6 prillit në liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën dy pilotë të FA dhe një ushtar mbeti i plagosur.

SHKARKO APP