Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 vitesh, analisti: Fitorja e Peter Magyar, historike për Europën

Analisti Genc Burimi komenton zgjedhjet në Hungari dhe rrëzimin e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet. Ai thotë se ai e sheh si një fitore historike për Evropën.

”Fitore historike për Evropën. Këto zgjedhje në Hungari kishin një interes shumë të madh në Evropë, sepse dy fuqitë Rusi dhe SHBA që nuk e duan Evropnë dhe Orban ishte një burim frymëzimi për partitë më reaksionare. Pra një disfatë e Orban ishte një disfatë për Rusinë për Trump”, tha mes të tjerash ai.

Peter Magyar fitoi zgjedhjet në Hungari ndërsa kandidoi përballë Viktor Orban. ”Një fitore kjo që u konsiderua historike dhe u pa edhe si rrëzim i regjimit. Fitorja e Magyar u përshëndet edhe nga liderë europiane. Vetë Viktor Orban pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin politik për fitoren”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?