FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet avioni privat në afërsi të aeroportit të Teksasit, pamjet nga shpëtimi i pasagjerëve (VIDEO)

Një avion privat i tipit Cessna 680 Citation Latitude është rrëzuar gjatë afrimit për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Laredos, në shtetin e Teksasit, më herët gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Campos në Meksikë dhe ndodhej në fazat e fundit të fluturimit kur ndodhi aksidenti, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e rrëzimit mbërritën shërbimet e emergjencës. Pamjet e publikuara në media tregojnë ekipet e shpëtimit duke thyer dritaren e kabinës së pilotit për të hyrë në avion dhe për të nxjerrë personat që ndodheshin në bord.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?