Rrëzohet avioni rus me 224 persona, gjenden trupat e 100 personave, 5 fëmijë

 

Ngjarje shumë tragjike. Një avion rus pasagjerësh që kishte në bord 217 persona dhe 7 ekuipazh është përplasur në qendër të gadishullit Sinai pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar i Sharm el-Sheik.

Mediat egjiptiane kanë bërë me dije se mjeti fluturues është ndarë në dy pjesë dhe drejt vendit te ngjarjes kane shkuar 20 ambulanca. Ende nuk ka një bilanc të plotë të viktimave, por janë nxjerrë nga rrënojat e avionit 100 trup, 5 prej të cilëve fëmijë dhe kutia e zezë.

Pak përpara rrëzimit kapiteni i avionit ka deklaruar se intinerari i avionit do të ndryshonte për shkak të një defekti teknik.

Ministria e Emergjencave Ruse ka dërguar 5 avionë për të ndihmuar autoritetet egjiptiane në aksionin e kërkim shpëtimit.

Nxirren nga rrënojat e avionit 100 trupa, 5 fëmijë

Një oficer i tha për CNN se deri tani janë gjetur trupat e 100 personave, mes tyre 5 fëmijë. Ndërkohë është gjetur edhe kutia e zezë e avionit rus.

“Unë tani shoh një skenë tragjike. Shumë të vdekur në tokë”, tha një zyrat i lartë për CNN.

Putin urdhëron nisjen e hetimeve

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në rrëzimin e avionit dhe urdhëroi qeverinë për të nisur një hetim zyrtar.

Avioni ishte nisur Sharm el-Sheik për në Shën Petersburgut

Avioni, një Airbus A-321 sapo ishte nisur nga një resort turistik në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq dhe kishte si destinacion qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Mediat shkruajnë se avioni kishte kryesisht turistë rusë.

Ka pasur raporte kontradiktore në lidhje me fatin e avionit, pasi raportimet ruse thone se avioni u zhduk në afërsi të qipros.

Autoriteti i aviacionit rus tha në një deklaratë se fluturimi 9268 u largua nga Sharm el-Sheikh në 06:51 sipas orës së Moskës.

Autoriteti shtoi se avioni arriti të ketë kontakt kur ishte mbi Qipron, dhe 23 minuta më pas ai u zhduk nga radarët.

C_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_5_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_0_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_1_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_2_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_3_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_4_imageC_4_articolo_2141373__ImageGallery__imageGalleryItem_6_image

egypt-plane-759

Ne foto: Vendi ku ra avioni

SHKARKO APP