Rrëzohet kërkesa e Ajola Xoxës, shtyhet seanca për dosjen “Veliaj”
Aktualitet E Martë, 7 Korrik 2026 12:27
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit ndaj saj dhe ka shtyrë seancën më 21 korrik.
Xoxa, që prej kërkesës për gjykim në themel, nuk ka marrë pjesë asnjëherë personalisht, por është mbrojtur nga avokatët.
Ndërkaq, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn deri në seancën e radhës më datë 21, në orën 10:00.
KOHA JONË SONDAZH

