Rrëzohet në Francë një avion gjerman me 148 persona në bord. Asnjë i mbijetuar

 

Një avion gjerman tip Airbus 320 me 148 persona në bord, 142 pasagjerë, dhe 6 personel, është rrëzuar në alpet franceze. (Ne foto: Tipi i avionit që eshtë rrëzuar)

Avioni,  i degës low cost të Lufthansas, Germanwings,  ishte nisur nga Barcelona rreth orës 10:00 dhe po drejtohej në Duseldorf. Avioni humbi kontaktet në orën 11:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kontaktuar menjëherë me autoritetet në Mbretërinë Spanjolle, ndërsa në Berlin po përgatitet një skuadër për të hetuar mbi aksidentin.

Ora 13: 02 Sekretari i shtetit francez të transportit deklaron se nuk ka asnjë të mbijetuar

CA3F9RTWgAAk_R4

Kontakti i fundit i avionit me radaret

avioni

 

Ora 13:00 Avioni ishte prodhim i 24 viteve me pare

Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas dhe është zhdukur nga radarët rreth një orë më vonë, ndërkohë që mësohet se që prej fillimit nuk ka kryer rrugën normale të linjës Barcelonë Dyseldorf, duke devijuar. Për më tepër, raportohet se avioni ka humbur shumë shpejt kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, duke humbur më pas kontaktet. Sipas ministrisë së brendshme franceze, terreni malor e bën të vështirë mbërritjen në zonën ku është rrëzuar avioni.  Avioni i rrëzuar, model Airbus 320, mësohet se ishte prodhuar 24 vjet më parë dhe që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.

Ora 12: 42 Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për Lufthansa

Lufthansa postoi një deklaratë të shkurtër për shtyp në Tëitter ku shkruhet: Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525. Jam pranë familjeve dhe miqve të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për Lufthansa. Shpresojmë për të mbijetuar.

Ora 12: 34  Avioni u perplas me malet 3 mije metra lartësi

France info shkruan se avioni fluturonte shumë poshtë, dhe është përplasur në një lartësi prej 1800 metra kundrejt maleve që janë në një lartësi 3 mijë metra.

Ndërkohë që në orën 10:47 minuta avioni ka kërkuar ndihmë. Më pas është zhdukur nga radarët. Këto janë informacionet që përcillen nga tv francez duke cituar autoritetet e aviacionit civil

Ora 12: 30 Operacionet e shpetimit te veshtira

“Vendi ku është rrëzuar avioni është 2 mijë metra lartësi dhe operacionet e shpëtimit do të jenë të gjata dhe të vështira, ka thënë ministri i Brendshëm francez  Bernard Cazeneuve, i cili është nisur drejt vendit të ngjarjes, citojnë mediat ndërkombëtare.

 

Ora 12: 16 Presidenti i Francës Hollande pak minuta nga lajmi konfirmon: Është e vështirë që të ketë të mbijetuar. Kryeministri francez, Manuel Vals, ka deklaruar se të githë pasagjerët në bord mund të kenë vdekur, ndërsa nuk ka konfirmuar shkaqet e rrëzimit.

Ora 12:00 Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas dhe humbi nga radarët në orën 11:00 të paradites së 24 marsit 2015.

Avioni mendohet se është rrëzuar pranë një fshati të vogël malor, Barcelonete, në jug të alpeve.

Dy helikopterë të policisë janë nisur drejt vendit ku mendohet se është rrëzuar avioni.

SHKARKO APP