FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë dy elektriçistë

Dy punonjës të elektrikut (OST) kanë gjetur vdekjen teksa ishin duke punuar te nënstacioni në fshatin Jagodinë, Roskovec.

Sipas burimeve nga policia e Fierit, viktimat janë shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Mësohet se gjatë kohës që ata po punonin në nënstacionin elektrik, një shtyllë e tensionit të lartë është rrëzuar duke i zënë poshtë. Nga dëmtimet e marra, ata kanë gjetur vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?