Rrihte dhe kërcënonte me armë babanë, policia vë në pranga 43-vjeçarin
Një shtetas 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi ushtronte dhunë ndaj babait të tij.
Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Ky shtetas ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri thuhet në njoftimin e policisë.
Megjithatë kundravajtjet ligjore të këtij shtetasi do të shtoheshin kur policia kreu kontroll në banesën e tij. Atje u gjend 1 pistoletë me krehër me 5 fishekë, 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakë model 56
Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.