Rrihte sistematikisht gruan, pranga burrit të dhunshëm
Dhuna sistematike ndaj gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 32-vjeçari në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se Jetnor Gj., akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, 22-vjeçares me inicialet D.K, duke i shkaktuar asaj dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut.
Fill pas denoncimit të bërë nga bashkërtja e tij, burri dhunues është arrestuar, teksa 22-vjeçarja pohoi para hetuesve të çështjes se burri i saj e dhunonte vazhdimisht.
Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
KOHA JONË SONDAZH

