Rripi i sigurimit, policia shemb shoferët në gjoba

Policia ka organizuar sot një aksion në shkallë vendi duke shembur me gjoba të gjithë ata shoferë, të cilët janë konstatuar se nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Mësohet se përgjatë dy orëve, në shkallë vendi u vendosen gjithsej 420 gjoba për mos vendosje rripi, ku një pjesë e mirë e tyre janë dërguar edhe në komision.

“Përgjatë 2 orëve të operacionit “Blici rrugor”, në të gjithë vendin u angazhuan 780 punonjës policie” ., – bën me dije Ministria e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosvendosja e rripit të sigurimit, dënohet me gjobë masa e së cilës është në dorë të policit, por shembujt e muajve të fundit kanë treguar se efektivët janë treguar shumë “dorë rëndë” në këtë drejtim duke i dërguar një numër të madh shoferesh në komision, ku gjoba minimale përllogaritet në 7 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?