Rritën çmimet e maskave dhe dezinfektantëve, gjobiten 24 depo farmaceutike

Rritja e çmimit të maskave dhe dezinfektantëve ka sjellë gjobitjen e 24 depove farmaceutike në vend.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës këto depo kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.

Hetimi i Autoritetit nisi pasi u raportua një rritje e pajustifikuar për çmimet e maskave, alkoolit dhe dezinfektantëve në formë xheli.

Ato nuk kanë bashkëpunuar dhe nuk kanë informuar autoritetin për vendimet e tyre.

10 prej depove tyre janë gjobitur me nga 1 milion lekë dhe 14 të tjera me nga 2 milionë lekë.

Ndërkohë hetimi nuk mbetet me kaq, teksa Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron se nëse shkeljet vijojnë atëhere depot e farmacive do gjobiten me 10% të xhiros së tyre vjetore.

SHKARKO APP