Rriten depozitat e siguruara – Raporti i Agjencisë, Mamani: Në 2018-ën, 0.5% më shumë

Teksa depozitat shënuan rritje me 0.6% gjatë vitit 2018, në raport me një vit më parë edhe vlera e atyre të siguruara në institucionet bankare shënoi rritje me 0.5%”. Kreu  i Agjencisë së Sigurimit të Depoziatve, Genc Mamani prezantoi aktivitetin e institucionit për vitin 2018, duke bërë me dije se pjesë e sigurimit janë jo vetëm depozita bankare, por edhe 6 shoqëri të kursim kreditit.

Mamani foli dhe për besueshmërinë që ka publiku mbi sigurimin e depozitave, ku sipas një anketimi të kryer nga ky institucion gjatë 2018-ës, rezulton se rreth gjysma e të anketuarve nuk kanë njohuri mbi këtë lloj sigurimi. Aktualisht, niveli maksimal i sigurimit të depozitave është 2.5 mln lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?