Rriten taksat e siguracionit për makinën dhe pronën, shkojnë në 10 përqind

 

Qeveria ka vendosur dje të rrisë dy taksa, përkatësisht atë të siguracionit për pronën dhe për makinën.

Në paketën fiskale për vitin 2016 është parashikuar që këo taksa të rriten me 7 përqind.

Aktualisht këto taksa janë në nivelin 3% dhe është kërkuar që të shkojë në 10%. Kjo rritje me 3 herë do të reflektohet menjeherë në shtrenjtimin e siguracioneve për makinat dhe pronën.

Përllogaritet që të paktën 400 mijë persona përdorin automjete dhe do të preken nga rritja e takës së siguracionit të tyre prej prej datës 1 janar 2016. Mjëra qytetarë të tjerë do të preken nga 3-fishimi i taksës së primit për siguracionet të pronave të paluajtshme.

SHKARKO APP