Rriten temperaturat, por rikthehen reshjet në disa zona. Njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 28°C në 40°C dhe në zonat bregdetare nga 30°C në 41°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20°C në 36°C dhe në zonat e ulëta nga 23°C në 39°C.