Rritet çmimi biletave të autobusëve nga Kukësi në Tiranë

Në shtator do të nis të aplikohet tarifa për të gjitha automjetet ët cilat do të qarkullojnë përgjatë ‘Rrugës së Kombit’. Por edhe pse tarifa nuk ka nisur ende të aplikohet, duket se ajo e ka dhënë efektin e parë.

Këtë të enjte linjat e transportit publik kanë rritur çmimin e biletave për linjë Kukës-Tiranë. nga 400 lekë që ishte më parë, të gjithë udhëtarët të cilët lëvizin sot me mjete të transportit publik nga Kukësi në Tiranë ose anasjelltas kanë paguar 500 lekë.

Drejtuesit e shoqërive të transportit shprehen se rritja ka ardhur për shkak të çmimit të naftës ndërsa mësohet se vendimi i paraprin vendosjes së tarifës që do të nis në aplikohet në muajin shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?