Rritet numri i shqiptarve në Al-Hol/Gazetari i ”Le lene”: Qeveria e fjetur

Alvin Berisha, një nga fëmijët e bllokuar në kampin ”Al-Hol” në Siri u shpëtua, por si ai ka dhe dhjetëra fëmijë të tjerë që qëndrojnë ende aty. Fati i tyre ende nuk dihet, pasi informacionet nga shteti janë të pakëta. Gazetari i ”Le lene”,Taulant Kopliku përmes një lidhje skype në ”Vizioni i Pasdites”, foli për shifra të frikshme sa i përket shtetasve shqiptarë. Përsa i përket angazhimit të qeverisë shqiptare, ai shtoi: ”Në këtë moment shteti ka qenë i fjetur. Kosova ka lëvizur mjaft mirë para nesh dhe ka marrë rezultate. Ndërsa rezultati i parë jo direkt i qeverisë shqiptare është Alvin dhe kuptohet pjesën më të madhe e kishin Italianët”. Megjithëse nuk ka ende shifra zyrtare për nurmin e shtetasve shqiptarë në kampin ”Al-Hol”, mësohet se dy gra shqiptare janë shtatëzënë.

SHKARKO APP