Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kukës, shënohen edhe 5 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje rastin e parë me koronavirus në Kukës. Ai ishte një infermier, i cili kishte patur kontakte me një 90-vjeçar të infektuar me Covid-19.

Mësohet se pas këtij rasti, sot janë shtuar dhe 5 të prekur të rinj.

Abcnews raporton se 4 prej tyre janë rrethi i ngushtë i familjes së infermierit, ndërsa personi i pestë është një tjetër infermiere.

Në total në 24 orë në Kukës janë marrë 58 tamponë dhe përgjigjia ka qënë pozitive për 5 persona.

Kujtojmë se numri total i të infektuarëve në Shqipëri është 475, ndërsa kanë humbur jetën 24 pacientë.

SHKARKO APP