FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rritet numri i të shtruarve në spitalet COVID, shërohen 115 qytetarë

Rritet numri i të shtruarve në dy spitalet Covid duke arritur në 189 persona.

Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 5 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?