Rritet rreziku për zjarre në pyje, Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqet e rrezikuara, e marta pritet të jetë kritike
Instituti i Gjeoshkencave flet për një rrezik të lartë të zjarreve në pyje në pjesën më të madhe të vendit gjatë pasdites së kësaj të hëne dhe ditës së martë. Sipas parashikimit, niveli i rrezikut do të jetë i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku parashikohet i moderuar.
Instituti bën me dije se në disa zona të qarqeve Shkodër dhe Dibër rreziku do të jetë lokalisht i lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për jugperëndimin e qarkut Shkodër dhe jugperëndimin e qarkut Dibër.
Temperaturat do të mbeten shumë të larta. Të martën ato do të arrijnë deri në 37°C në bregdet, 40°C në zonat e ulëta dhe 33°C në zonat malore.
Postimi i plotë
Sot pasdite (e hënë, dt. 20) dhe nesër (e martë, dt. 21) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim) dhe qarku Dibër (Jug-Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
———————-
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 20) dhe nesër (e martë, dt. 21) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, shoqëruar me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje të dobëta. Në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e martë, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23/ 37 °C
në vendet e ulëta: 24 / 40 °C
në vendet malore: 17 / 33 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 20) dhe nesër (e martë, dt. 21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore deri e fortë.
KOHA JONË SONDAZH

