Rritja e çmimeve, Kombet e Bashkuara: Niveli më i lartë i 10 viteve

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), pranon se ka një rritje të çmimeve në mbarë botën. Shkak për këtë shtrenjtim është bërë shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si guri apo vaji.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”,- thotë ekonomisti Abdolreza Abbassian. Po ashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

FAO parashikon që të prodhohet 776.7 milion ton grurë në 2021, ku rendimenti thuhet se do të jetë më i lartë në Evropën Lindore dhe Australi, të cilat pritet të kompensojnë rënien e prodhimit në Kanada dhe Federatën Ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prodhimi botëror i orizit është parashikuar në 50 milion ton, një rekord i ri, duke reflektuar kryesisht pritjet më të mëdha nga prodhimi kryesor që është India.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?