FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rritja e çmimeve, Kryeministri Rama u përgjigjet qytetarëve: Unë dal para popullit dhe e shikoj në sy (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm u është përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale në lidhje me rritjen e çmimeve në vend dhe krizën energjetike.

Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Më tej, Rama shtoi se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës, së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtar. Rreth 600 mijë tonë janë nën produktet që vijnë nga importi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmën që të kemi një çmim të rregulluar. Sot që flasim çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit.

Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe oferta jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendoste qeveria. Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë si në Shqipëri“,- tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?