Rritja e çmimeve, kukësianët: S’kemi para për të paguar fatura me të shtrenjta

Rritja e mundshme e energjisë elektrike, do të rrisë më shumë kostot e jetesës së qytetarëve kuksianë ndërsa më të prekurit, pensionistët thonë se s’kanë para për të paguar fatura me të shtrenjta.

Për ta rritja e energjisë elektrike për ta është dyfish e rëndë, pasi kanë humbur pronat dhe tokat për prodhimin e energjisë elektrike nën liqenin e Fierzës dhe tani të vuajë vendi për energji u duket paradoksale.

Në Kukës u rrit çmimi i miellit dhe i bukës, pa folur për produktet e tjera të shportës dhe së fundmi është rritur edhe çmimi i gazit. Nëse këto rritje nuk kompensohen të paktën për shtresat në nevojë dhe pensionistët, ky dimër parashikohet mjaft i vështirë nga ana ekonomike.

SHKARKO APP