Rritja e çmimeve pas luftës në Ukrainë, dëmton fermerët në Shqipëri

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe karburantit pas luftës në Ukrainë. Fermët janë një kategori që janë prekur më shumë, ndërsa i kërkojnë ndihmë qeverisë për të përballuar çmimet e larta të pesticideve.

Pas disa vitesh punë si truprojë në lokalet e natës në Tiranë, Agim Eshka u vendos dy vjet më parë në fshatin Grekan. Ai i investoi të gjitha kursimet e tij në një tokë bujqësore prej 180 hektarësh, në këtë fshat në qytetin e Elbasanit.

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Shqipëri ka pasur një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe karburantit pas luftës në Ukrainë.

Pesticidet janë të nevojshme për të rritur të gjitha llojet e produkteve. Rritja e çmimit të pesticideve ka ndikuar edhe tek fitimet e zotit Eshka.

Edhe fermeri tjetër Tafil Arapi bën thirrje për ndihmë, ndërsa vështirësitë për të mbijetuar janë rritur.

Pothuajse një e treta e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Eksperti i bujqësisë, Alban Zusi thotë se nevojiten fonde shtesë për të mbështetur fermerët.

Rreth 40 për qind e popullsisë 2.8 milionëshe të Shqipërisë jeton në fshat, por bujqësia përbën vetëm 19 për qind të PBB-së së saj. Varfëria është një problem me të cilin përballen shumë fermerë në Shqipëri.

Rreth 280,000 nga rreth 350,000 fermerë në vend janë fermerë të vegjël dhe të pavarur. Si të tilla, ato nuk kualifikohen për subvencione qeveritare ose grante të Bashkimit Evropian/VOA/

SHKARKO APP