FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë, Arla Merja tha sot në një deklaratë për mediet se rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë nga bashkia e Kamzës, është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit.

Përfaqësuesja e PL-së u shpreh se “në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vend të rritjes së tarifave, duhej të kishte investime në infrastrukturë, në rrugë dytësore dhe linja alternative, në orare të sakta dhe kontrolle të rregullta mbi cilësinë e shërbimit. Por sot, në Kamëz, qytetari paguan më shumë për të marrë më pak”, tha Merja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?