Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian

Aktualitet E hënë, 19 Shtator 2022 13:56
Rritja e çmimit të bukës në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimeve të bukës në Europë, duke ia tejkaluar mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, dmth që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën. Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.

Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, Buka, perimet, mishi janë bërë më të shtrenjta. Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm, por ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë gjithashtu dukshëm më të kushtueshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka shqetësuar ndjeshëm tregjet globale pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave.

Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Kjo është një rritje e madhe krahasuar me gushtin 2021, kur çmimi i bukës ishte mesatarisht 3% më i lartë se në gusht 2020. Të dhënat mujore tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të inflacionit total, por jo aq i lartë (nga +3% në +10%).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari (+66% në gusht 2022), e ndjekur nga Lituania (+33%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja +32%).

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 55 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Ndërkohë, norma mesatare më e ulët e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Francë (+8% në gusht 2022), Holandë dhe Luksemburg (të dyja +10%).
Shqipëria renditet e 12-a në Europë për ritmin e lartë të shtrenjtimit të bukës. Vendi ynë ka konsumin më të lartë të bukës në Europë, një tregues i varfërisë së popullsisë, që i ka drithërat ushqimin bazë. (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre./ monitor

Etiketat e lidhura

bukëcmimishqiperi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 55 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 56 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.