“Rritja e çmimit të dizinfektantit të duarve”, Braçe paralajmëron bizneset

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe, këtë të martë ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të di dizinfektanit të duarve në farmaci, nga kërkesa e shtuar për të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Braçe përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka theksuar se rritja dyfish e çmimit është një turp dhe biznes i neveritshëm. Ndër të tjera në postimin e tij zëvendëskryeministri ka reaguar pas denoncimit të një qytetarri dhe ka sjellë në  vëmendje se një rast i tillë i ndodhur në Milano prokurorët hapën hetim menjëherë.

Postimi i plotë:

Shikoni,

kjo qe po beni me

DIZIFEKTANTIN E DUARVE,

duke perdorur kujdesin e shtuar te njerezve ndaj KORONAVIRUSIT,

ESHTE TURP!

Nga 90 leke nje dite me pare,

180 leke sot!

Eshte turp!

Eshte biznes i neveritshem!

Ne nje rast te ngjashem dje ne Milano,

prokuroret hapen hetim menjehere.

Ketu s’eshte si ne Milano ndonjehere,

keshtu qe minimumi organet fiskale te bejne detyren!

VO: denoncimi vjen nga nje qytetar ne Tirane!

SHKARKO APP