Rritja e çmimit të naftës, Ibrahimaj: Rezervat e naftës zhdoganohen çdo ditë me çmimet e bursës
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se rritja e çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri pas sulmeve amerikano-izraelite në Iran, që solli mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, janë pasojë e kurbave në bursat ndërkombëtare. Në Repolitix, ajo sqaroi teknikisht, se përse rritja e çmimit te naftës preku vendin tonë me një shpejtësi jashtë çdo logjike. Ministrja shtoi se qeveria mund të rijetëzojë Bordin e Transparencës për kontrollin e çmimit të hidrokarbureve.
“Në gjykimin tim ka disa javë prej fillimit të luftës, më që ka pasur një mungesë të furnizimit me naftë të rafinuar me nënprodukte të naftës, e cila ka sjellë ndikime në bursat ndërkombëtare. Çmimi i bursave ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, është reflektuar ky çmim në vendin tonë.
Ka disa faktorë që e ndikojnë çmimin. Pavarësisht se kompanitë tregtare kanë një rezervë të detyrueshme të cilën duhet ta garantojnë që e kanë në vend, ajo që ndodh është rezerva përdoret në mënyrë ditore dhe zgjat në mënyrë ditore, dhe çmimi i karburantit matet me bursën ditore. Këto çmime janë të publikuara, Dogana bën zhdoganimin e karburantit në bazë të këtij çmimi duke shtuar të gjitha detyrimet e taksave që u ngarkohen karburanteve”,-tha Ibrahimaj.
KOHA JONË SONDAZH

