Rritja e pagave, pedagogu: Qeveria po jep lëmoshë, do bojkotojmë mësimin
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Sandër Kovaçi thotë se nuk janë dakord me përgjigjen që kanë marrë nga qeveria, lidhur me kërkesën e tyre për rritjen e pagës, për të cilën ata kanë disa ditë që protestojnë.
”Përgjigjja e qeverisë e paarsyeshme për ne, e konsiderojmë lëmoshë. Së pari qeveria e ka rritur vetëm 7% sepse 8% është e universitetit, pra e marr aty dhe ta jap këtu. Sot UT nuk arrin të paguajnë personelin e jashtëm, sepse të ardhurat nga universiteti mbulojnë pagesat e të jashtmeve, së dyti shërbime të ndryshme për studentët.
Në këtë prizëm nuk ka asnjë mbetje për të rritur. Kemi dhe dy paga aktuale që paguhen nga të ardhurat e universitetit. Pra universiteti nuk ka mundësi ta përballojë. Do vazhdojmë protestën, sepse kërkesat tona janë minimale.
Universiteti që në hyrje të detyron të kesh disa kualitete, pra edhe shpërblimi duhet të jetë i njëjtë. Duke qenë se qeveria ka pasur një paragjykim se universitetet kanë rroga të larta, që në 2004 nuk janë rritur ndonjëherë pagat. Autonomia nuk lidhet me financat, por me kërkimet shkencore”.