Rritje e ndjeshme e temperaturave deri në 31 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07ºC në 23ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 30ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det 5-6 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 27ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?