Rritje rekord e të ardhurave buxhetore, Rama: Do mbledhim 1 miliard euro shtesë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të ardhurat buxhetore kanë arritur një nivel historik, duke reflektuar forcimin e ekonomisë shqiptare. Ai theksoi se ky rezultat nuk vjen nga rritja e taksave, por nga përmirësimi i administrimit tatimor dhe doganor, rritja e cilësisë së kontrollit dhe ndërgjegjësimi fiskal, si dhe nga lufta kundër korrupsionit dhe abuzimeve të trashëguara.

Sipas projeksioneve, gjatë kësaj periudhe pritet të mblidhen mbi 1 miliardë euro të ardhura shtesë. Rama vlerësoi se kjo tregon se vota e qytetarëve ka rëndësi dhe se përpjekjet për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratë po japin rezultate konkrete për ekonominë dhe financat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?