Rrjedha e ujit merr para makinat në hyrje të autostradës Vlorë-Fier

Reshjet e dendura të shiut që nisën nga ora 15:00 e kësaj të premteje kanë zhytur në ujë qytetin e Vlorës. Akset kryesore rrugore si rruga Transballkanike, bulevardi Vlorës, Lungomare, rrugët “Gjergji Araniti”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Kosova” janë përmbytur. Pamjet tregojnë qindra automjete të bllokuara në rrugët e qytetit, të fikura në mes të rrugës dhe të dala jashtë funksionit. Dhjetëra drejtues të tjerë mjetesh janë përpjekur t’i shpëtojnë një fundi të ngjashëm, duke ngjitur mjetet e tyre në rreth rrotullimin në hyrje të autostradës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?