Rrjeti i prostitucionit, dy motrat mohojnë akuzën

Para Gjykatës së Tiranës sot kanë dalë motrat Qama dhe dy të akuzuarit e tjerë, si pjesë e një grupi për trafikimin e qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Mësohet se ndaj Armonela Qama, Ina Qama, Ledion Gjoni dhe Ardit Shmilli është dhënë masa “arrest me burg”, por të katër të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzën para trupit gjykues.

Dy motrat Qama, bashkë me dy djemtë u arrestuan në pikën kufitare të Morinës, në tentativë për të kaluar kufirin bashkë me dy vajza, të cilat do të dërgoheshin në Gjermani për qëllime prostitucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?