Rrjeti kibernetik në Shqipëri, SHBA jep 7 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fond prej 7 milion dollarë për rrjetin kibernetik në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane thuhet se ky fond do të shërbejë për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Qëllimi i këtij projekti, bëhet me dije, se do të jetë për t’i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj”, njofton Ambasada Amerikane.

SHKARKO APP