FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrogat e deputetëve do rriten, Korreshi: Të shkojnë të punojnë në piceri si punë të dytë

Me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, në Kuvend u miratua projektligji për rritjen e pagave të punonjësve të administratës. Socialistët propozuan në Kuvend që rritja e pagës për funksionarët e lartë të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit të PD-së, Saimir Korreshi i cili u kërkoi socialistëve që të mos bëjnë populizëm. Korreshi propozoi të hiqet edhe ndalimi kushtetues dhe deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë.

“Fillon bën populizëm prapë. Nuk ka ndonjë amendament, ne jemi jashtë rregullores këtu. E shkelim dot Kushtetutën dhe rregulloren që do fusim amendament te kjo pjesë? O burra ta shkelim. Heqim dhe pjesën tjetër pastaj, ndalimin kushtetues që të venë deputetët të bëjnë ndonjë punë të dytë, ndonjë piceri ose lavazh pjatash”,-tha deputeti në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?