Rrokadë ndryshimesh në prokuroritë e rretheve

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur lëvizjet e prokurorëve në disa nga prokuroritë e rretheve. Marku ka kryer disa ndryshime prokurorësh në prokurorinë e Tiranës, Lezhës dhe Shkodrës. Në Tiranë janë ndërruar drejtuesit e seksioneve. Marieta Zaimi vendoset në krye të seksionin Task Forcës në vend të Deniona Katros. Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen. Në Sektorin e Vrasjeve, Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi.

Një tjetër lëvizje e Markut është dhe zgjerimi i Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë. Simon Pashuku, nga drejtues në prokurorinë e Lezhës, caktohet prokuror i thjeshtë në këtë prokurori Milan Laska nga prokuror i thjeshtë emërohet drejtues i prokurorisë së Lezhës. Albert Muçaj nga zv/drejtues në prokurorinë e Shkodrës në drejtues seksioni për dhunën në familje. Shqiponja Milla,nga drejtuese seksioni Task-Force në Shkodër, Zv/drejtuese prokurorie.

Astrit Halili nga Shkodra komandohet në Krujë. Alda Noci nga Shkodra komandohet në Pukë. Suela Beluli nga Fieri komandohet në prokurorinë e Durrësit. Ina Maliqati nga Kavaja komandohet në prokurorinë e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?