Rroshi apelon kërkon rikthim në detyrë

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka apeluar masën e sigurisë arrest shtëpie, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë.

Gjykata e Apelit do të japë vendimin më 4 korrik, nëse do ta lërë të lirë Elvis Rroshin apo do ta lërë në arrest shtëpie. Rroshi u arrestua më 13 qershor për falsifikim ë dokumenteve për formularin e vetëdeklarimit të ligjit të Dekriminalizimit.

Dy ditë më vonë, ai doli para Gjykatës për masë sigurie dhe trupi gjykues vendosi ta linte në arrest shtëpie, edhe pse ka fshehur veprat penale në Itali dhe në Zvicër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai këmbëngul se është i pafajshëm, pavarësisht se dokumenti i autoriteteve italiane vërteton dhe tregon qartë se ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm kaq, por Rroshi kërkon madje që të kthehet edhe në detyrë si kryebashkiak i Kavajës, pavarësisht se ndaj tij ka vendime gjyqësore të disa viteve më parë nga Gjykatat e huaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?