Rroshi në “arrest shtëpie”, qeras Kavajësit me tortë

Kryebashkiaku ende në detyrë i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, edhe pse jo në detyrë, në këtë ditë të shënuar për myslimanët, ku festohet Fiter Bajrami, nuk e ka ndalur traditën e tij. Fjala është për tortën gjigande që çdo vit në mes të qytetit, realizohet nga ana Bashkisë, si një mënyrë për të ëmbëlsuar agjëruesit fill pas 30 ditëve të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kavaja mbetet qyteti i vetëm në Shqipëri që ”qeras” në këtë formë qytetarët e saj.

Sot me mijëra besimtarë të qytetit të Kavajës, i cili ka një traditë të hershme dhe identifikohet si qytet me shumicë myslimane, sot janë befasuar nga një surprizë. Rroshi edhe pse është në arrest shtëpie, kjo gjë mesa duket nuk e ka ndalur që të vazhdojë traditën e tortës. Të ditur e ka bërë vetë, nëpërmjet rrjetit social facebook, si e vetmja mënyrë tashmë për të komunikuar me qytetarët dhe mbështetësit e tij.

“Sërisht ne e vazhdojmë traditën unike të tortës gjigante në shesh në ditën e bekuar të Bajramit”,- shkruan Rroshi në postimin në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shihet dhe në foto, atmosfera në Kavajë sot ka qenë si në çdo Bajram edhe pse Kryetari nuk ishte prezent në faljen e Fiter Bajramit por bashkia ishte aty dhe ishte kujdesur për gjithëçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aromë festive- Jo më kot qyteti i  vogël i Shqipërisë së mesme ka tradita të veçanta kur fjala është për festat. E tillë dhe kjo e sotmja, Fiter Bajrami e gjeti qytetin të pastruar dhe kudo vinte aromat e gatimeve që nënat, po përgatistin që në orët e para të mëngjesit. Sipas traditës, dreka e Bajramit, fal pas faljes së namazit në orën 6:00 në mëngjes dhe pas mbarimit dhe përshëndetjeve me besimtarë të tjerë, është koha e drekës e cila ka llojshmëri gatimesh. Disa nga gatimet tipike janë: Mishi i qingjit, byreku me qumësht dhe mbretëresha e tryezës, ëmbëlsira, e ajo është veç se bakllavaja. Mes tensioneve politike dhe nën shijet e festës, ky Fiter Bajram e gjeti Kavajës edhe më ndryshe por gjithmonë pritet diçka më shumë.

R.Sh

13615430_1072739342808363_7112051908115318599_n

hh

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?