Rrubik, transportuesi kapet me 1 kg kanabis, arrestohet edhe dhënësi

Një sasi prej 1 kg e 130 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Lezhës, duke çuar në pranga dy persona e një i tretë është shpallur në kërkim.

Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë mbrëmjen e shkuar (15 tetor) në Rrubik.

Në pranga përfunduan Ahmet Isufi, 25-vjeç, banues në Durrës, si dhe Armando Marku, 26 vjeç, banues në Rrubik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç,  banues në Rrubik – Mirditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrubik -Mirditë, shtetasi Ahmet Isufi është kapur dhe arrestuar  në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë  iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e mirëfillta hetimore  të kryera, ka rezultuar se ky  shtetas dyshohet se këtë sasi lëndë narkotike e ka  marrë nga  shtetasi Armando Marku me qëllim dorëzimin tek shtetasi E.Ll”, sqaron policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?