Rruga drejt BE-së, Shqipëria nis negociatat për grupin e kapitujve themelorë

Shqipëria ka nisur negocimin e grupit të kapitujve themelorë për anëtarësimin në BE, me fokus Kapitullin 23 ”Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka. Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Takimi u fokusua në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të BE-së për garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve, liria e medias, etj.

SHKARKO APP