”Rruga duket si Bathorja e viteve ’90”, Rama vë në sedër kryebashkiakun e Beratit

Kryeministri Edi Rama javën e ka nisur në Berat, ku mori pjesë në inspektimin e punimeve në landfillin e qytetit, por edhe në disa vepra të tjera me rëndësi. Teksa po shikonte nga afër punimet e rrugës lidhëse të qytetit me kalanë, Rama ”kritkoi” kryebashkiakun Ervin Demo, të cilit i kërkoi që rruga të lyhej që të mos dukej si “rrugët e Bathores së ’90”.

PJESË NGA BISEDA E RAMËS ME DEMON NË BERAT:

Ervin Demo: Segmenti i parë shkon deri në kala.

Inxhinieri: Shkon edhe më tej se kalaja. Deri te kalaja shkon që krijohet edhe rotondoja dhe aksesi për autobusin. Ndërkohë nga kalaja dhe deri në fund ku janë edhe shtëpitë e vjetra, aty do lidhet me shtrim me pllaka guri dhe do lidhet me pjesën e rrugës Mihal Komeno sepse bëhet unazë pastaj. Ky ka qenë edhe koncepti që në fillim që është bërë që Mihal Komeno të jetë për këmbësorët dhe një atraksion për turistët, ndërkohë që kjo është rruga e aksesit për autobusët dhe makinat.

Edi Rama: Kangjellat do të vihen gjatë gjithë rrugës apo deri aty ku janë shtëpitë?

Inxhinieri: Deri aty ku janë shtëpitë.

Edi Rama: Edhe këto muret, se kjo është rrugë turistike. Të paktën një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si të bathores të viteve ‘90.

Ervin Demo: Ky segment ka një dhënë një impakt të jashtëzakonshëm që tani sepse këtu janë varrezat e qytetit dhe këtu bëhej një katrahurë e jashtëzakonshme para se të mbaronte ky segment sepse rruga ishte shumë herë më e ngushtë dhe e pashtruar.

Edi Rama: E di mo se kam qenë unë këtu, ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza.

SHKARKO APP