Rruga e kalasë së Beratit totalisht e shkatërruar

Kjo është gjendja e rrugës që të çon në lagjen Kala të Beratit.

Rruga ku kalojnë çdo vit mijëra e mijëra turistë, është plotësisht e shkatërruar.

Në të gjithë gjatësinë e saj e aksit është e mbushur me gropa. Në një pjesë të mirë të saj mund të kalojë vetëm një automjet pasi këmbimi është pa pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjatë vetëm 3 km këtu nuk është vënë dorë prej 25 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ndryshuar gjendjen Bashkia e Beratit do të nisë një ndërhyrje të financuar nga Banka Botërore.

Petrit Sinaj: “Brenda muajit nëntor do ta kemi në kantier ndërtimi. Kështu që përfundimisht zgjidhet një nga segmentet më problematike.”

Rruga e re parashikohet të jetë me parametra bashkëkohor.

Dykalimshme e pajisur me trotuara dhe ndriçim. Ndërsa në pjesën fundore në shehshin pranë kalasë do është parashikuar një parkim.

Vlera e këtij investimi është 3 miliard lekë, ndërkohë që me një tjetër donacion nga Berzh prej 25 milionë lekësh do të investohet vitin e ardhshëm edhe në lagjet muzeale “Goricë” e “Mangalem”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?