“Rruga e Kombit”, Sulo: Rama gaboi rëndë, zemëroi qytetarët, reagim jo prej burri shteti

Gazetari Arjon Sulo i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se rrallë herë ndodh që Rama gabon kaq rëndë në komunikimin publik dhe sjellja e tij pas protestës sipas Sulos nuk është prej burri shteti.

Pjesë nga biseda: 

Sulo: Rama të shtunën dhe dje u përpoq të menaxhonte dëmet. Rrallë herë ndodh që Rama gabon kaq rëndë në komunikimin publik. Që nga ’98-ta ka qenë politikani më rentabël. Ka qenë në hall ditën e shtunë, ndërsa u përpoq të përçante të gjitha grupet e prekur nga taksa. Quajti vandal pjesën e protestuesve, u kërkoi ndjesë banorëve të Kukësit. Një kryeministër që arrin të zemërojë popullin për një pagesë, për një futje dore në xhepin e tij, nuk është reagim prej burri shteti. Ai duhej të tërhiqej nga taksa. Qytetarëve u thotë se ka abone dhe nuk e di se çfarë është aboneja. Diku kërcëno, diku përça, diku lajkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kryeministër në atë gjendje nuk mund të kërcënojë në atë gjendje me vandalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo tregon se nuk e ka pritur atë reagim të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?