Rruga “e mallkuar” në Velipojë. Pesë të rinj humbin jetën brenda pak muajsh
Segmenti rrugor nga plazhi i Velipojës në drejtim të Vilunit e cila në orët e vona të mbrëmjes së 1 gushtit duke u gdhirë 2 gushti i mori jetën 4 të rinjve duhet të mbajë emrin rruga e mallkuar.
Pesë muaj më parë i mori jetën një tjetër djaloshi në lule të rinisë. Elsid Leva 23 vjeç nga Shkodra humbi jetën më 1 maj 2016, pasi humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në ujrat e këtij kanalit të Vilunit, pranë zonës së njohur si Hidrovori.
Sot kjo rrugë i mori jetën dy të rinjve, Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës të cilët ishin të fejuar dhe donin të martoheshin më 14 gusht, si dhe dy miqve të tyre italianë po të rinj me moshë.
Policia e Shkodrës përmes një njoftimi për median pranon se gjendja në të cilën ndodhet rruga mund të ketë shkaktuar aksidentin e sotëm.
“Ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti”
Por gjithashtu është vërejtur nga kqyrja e mjetit me të cilin po udhëtonin viktimat e këtij aksidenti se gomat e pasme te mjetit ishin të tejkonsumuara ku dallohen dhe thellimet e batistradës të cilat ishin rrafshuar pothuajse deri në daljen e telave të gomave”
KOHA JONË SONDAZH

