Rruga në Rrethina të Shkodrës, pas 30 vitesh përfiton investim
Brenda pak ditëve edhe rruga Ada-By Pass në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë Shkodër do të përfundojë plotësisht. Pas 30 viteve që nuk ishte vënë dorë, investimi me të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, zgjidh një problem shumëvjeçar të banorëve.
Një kanal që mblidhte të gjithë ujërat e zonës në drejtim të By Pass-it, tashmë është mbyllur, duke larguar edhe kundërmimin që krijonte jo pak probleme për banorët. Në një zonë me densitet të lartë banorësh, impakti i këtij investimi do të jetë shumë i dukshëm, ndërsa investimi do të vazhdojë për të mundësuar sistemimin e kësaj rruge në drejtim të By Pass-it.
E veçanta e investimit është edhe krijimi i një hapësire të gjelbër, pikërisht aty ku më parë ishte një kanal që krijonte shqetësime për banorët. Gjatë rikonstruksionit të rrugës, në bashkëpunim me OSHEE, është bërë e mundur edhe zgjidhja e problemit të furnizimit me energji elektrike për banorët e kësaj zone.
KOHA JONË SONDAZH

