Rruga Shkodër-Muriqan, Rama: Ka qenë program grabitjeje e gallate
Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve në aksin rrugor Shkodër Muriqan, është shprehur se deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate. ”Deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate. Absolutisht s’ka pasur mirëmbajtje rrugësh, por vetëm hidh pluhur sipër dhe ik. Pas kësaj do të jetë shumë më e qartë dhe shumë e lehtë për të vazhduar për të mirëmbajtur mbi këtë bazë, se është ndërtuar me standarde të larta dhe faktikisht është një mirëmbajte e thellë. Ky është rindërtim rruge, nuk është mirëmbajtje, në kuptimin që u hap një gropë dhe u vu një shtresë”.
Për Ramën për 30 vite ka munguar konceptimi dhe organizimi dhe jo fondet. ”E vërteta është, që programet e mirëmbajtjes në të gjithë rajonin për një kohë të gjatë kanë qenë dështime spektakolare, ndërkohë që ky program mirëmbajtjeje është program me standarde të larta. Në rrugën Tiranë-Durrës, siç u bë mirëmbajtja, ishte një estradë shumëvjeçare që përsëritej dhe gropat vetëm shtonin gropat. Tani është mirëmbajtje e thellë”.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro tha se rruga shkurton gjysmën e kohës që shpenzonin drejtuesit e mjeteve para ndërhyrjes. Ndërkaq zëvendësministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli theksoi se siguria rrugore ka qenë fjala kyçe edhe në këtë projekt. Madje ai ka theksuar se deri më tani në këtë aks ka pasur një regjistër negativ edhe në humbje jetësh.
KOHA JONË SONDAZH

