Ruçi i kthehet kreut të KLGJ: Plotësoni vakancat, Shqipëria po mbahet peng deri në Bruksel

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i është drejtuar kryetares së KLGJ-së Naureda Llagani gjatë raportimit të saj në Kuvend për vonesat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ruçi tha se nuk ka arsye që këto dy hapa të mbajnë peng Shqipërinë deri në Bruksel.

“Kuvendi është i interesuar kur do të plotësohen vakancat në GJL dhe GJK. Nuk ka asnjë arsye që ju me moshapjen e vendeve në Gjykatën e Lartë të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur themi të hapen menjëherë dhe të përfundojë sa më shpejt. Të mos jemi te momenti që të bëhet një mbledhje e posaçme e Kuvendit për këtë pikë”, tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llagani iu përgjigj pyetjes së deputetit Zef Shtjefni lidhur me hapat e drejtësisë lidhur me hapat e organeve të drejtësisë për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Kjo ka qenë lajtmotivi i Reformës në Drejtësi. Po punojmë intensivisht. KLGJ është një organ që bashkëpunon mirë me ILD. Këshilli do marrë shumë masa për ata gjyqtarë që janë të korruptuar”, deklaroi Llagani.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar se në datë 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit.

“Me 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit”, tha Ruçi.

Kjo vjen pas kërkesës së deputetëve të opozitës të dërguar në Kuvend. Ata kanë kërkuar hapjen e listave zgjedhore, duke paralajmëruar se nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?