Ruçi lë politikën, Balluku: Nuk e kam parë kurrë aq të emocionuar. Ishte frymëzim për të gjithë ne
Në Kongresin e PS-së që u mbajt të shtunën, pas 30 viteve në politikë, kreu aktual i Kuvendit Gramoz Ruçi, bëri të ditur vendimin për të mos qenë më deputet dhe pjesë e politikës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku Balluku kujtoi këtë moment, gjatë intervistës së saj për TCH, ku tha se kurrë nuk e kam parë aq të emocionuar Ruçin. ”Ka qenë gjithmonë racional, në PS, ishte ajo kolona që në situatat më të vështira ishte i ftohtë dhe diskutonte si do t’i gjenim zgjidhjen. Në konferencë e pamë shumë të emociouar”, rrëfen ministrja.
Balluku do të hyjë për herë të parë në parlamentin e Shqipërisë, në shtator, kur e majta fillon mandatin e tretë qeverisës. Të qenit në kuvend pa Ruçin, ajo e sheh si fat jo të mirë.
”Është një 4-vjeçar sfidues, edhe për fatin që më duhet të ushtroj fatin e deputetit. Nuk e di pse pata fatin të jem në parlament pa Ruçin, që për mua ka qenë frymëzim. Ka qenë një mësues për të gjithë ne, kush pa pasur fatin të dëgjojë, ka marrë shumë prej tij”.