Ruçi, mesazh për ndarjen nga jeta të “Artistit të merituar” Agim Krajka: Iku kompozitori i rinisë dhe dashurisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur me një mesazh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të “Artistit të Merituar” Agim Krajka. Ruçi shprehet në mesazhin e tij se Krajka krijoi shkollën e vet origjinale muzikore, si një harmonizim i muzikës së lehtë dhe muzikës popullor. Ai e cilëson kompozitor të rinisë dhe dashurisë.

“Agim Krajka është një ndër pionierët e muzikës shqiptare. Me krijimtarinë e vet artistike, Krajka krijoi shkollën e vet origjinale muzikore, si një harmonizim i muzikës së lehtë dhe muzikës popullore. Krajka ka shkruar me mjeshtëri e finesë të lartë muzikën e valleve popullore nga të gjitha viset shqiptare: jugu e veriu, ka shkruajtur valle tropojane, dropullite e çame. Agim Krajka ishte dhe do të mbetet kompozitori i të gjithë brezave, por mbi të gjitha krijuesi i muzikës e këngëve të rinisë dhe dashurisë. Fitues i rreth 20 çmimeve artistike, Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, janë njohja prej kulturës dhe kombit shqiptar i veprës unike dhe universale të kompozitorit të talentuar e virtuoz Agim Krajka”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?